Pasi prezantoi në Facebook projektin e impiantit e trajtimit të mbetjeve në Sharrë, këtë të premte Kryeministri i shoqëruar nga 2 ministrat Gjiknuri e Klosi dhe nënkryetari i bashkisë inspektoi zbatimin e tij në terren.

Pavarësisht polemika që ka ndezur ndërtimi këtyre impiante në Tiranë, Elbasan e Fier, pasi foli me investitorët dhe projektuesit Edi Rama këmbëngul se kjo teknologji garanton një mjedis me te pastër dhe një zgjidhje përfundimtare dhe me kosto te ulëta për përpunimin e mbetjeve.

Landfillet tradicionale sipas ministrit te mjedisit dhe vete kryeministrit kane dëshmuar se nuk janë zgjidhje dhe si shembull sjellin landfillin e Bushatit. Sipas tij te njëjtën teknologji me impiantin e Sharrës po përqafojnë sot të gjithë vendet e zhvilluara në Europë.

Veç përdorimit të mbetjeve për të prodhuar energji te rinovueshme, projekti parasheh që e gjithë zona të pyllëzohet duke u kthyer në një park natyror.

Tv Klan