Si një nga projektet e rehabilitimit të qendrave të qyteteve, Himara tashmë e ndryshuar, ka një pamje tjetër krahasuar me 6 muaj më parë. Kryeministri Rama inspektoi ecurinë e punimeve, që do të përfundojnë së shpejti. Kreu i qeverisë vuri theksin në shfrytëzimin maksimal të potencialeve që këto zona ofrojnë në mënyrë që të rritet fuqia e tyre atraktive për turistët vendas dhe të huaj.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë:

 

Ne kemi bërë përpjekje të konsiderueshme për të sjellë në këtë zonë investime që nuk kanë ardhur më parë. Investime që synojnë të ndihmojnë drejtpërdrejtë vetë bashkitë dhe të rrisin kapacitetin e tyre, për të pasur më shumë fuqi tërheqësi për turistët. I kemi dhënë mundësi që nuk i kanë pasur më parë, qoftë bashkisë së Sarandës, të Delvinës, bashkisë së Gjirokastrës e Tepelenës, kemi filluar edhe me Konispolin e Finiqin, sikurse jeni dëshmitarë që Himara ka pësuar një transformim të konsiderueshëm. Qeparoi po ashtu.”

 

Për të afruar sa më shumë turistë Kryeministri kërkoi të bashkërendohet puna mes bashkive, si dhe mes tyre e ministrive të linjës.

Tv Klan