Rama lushnjePas miratimit të buxhetit të rishikuar nga Parlamenti, do të rinisë puna për rrugën që lidh Lushnjen me qytetin e Beratit.

Për kryeministrin i cili ka inspektuar disa projekte që kanë nisur të zbatohen në qytetin e Lushnjes, ndërtimi i kësaj rruge që lidh 2 qytet do të sjellë përfitime ekonomike për të dyja Bashkitë.

Në 7 muajit në vijim për qytetin e Lushnjes është parashikuar të investohet rreth 237 milionë lekë për ndërtimin e rrugës hyrëse si dhe për sheshi qendror i Lushnjës.

Kryeministri premtoi se me buxhetin e rishikuar do të shikohet mundësia dhe për ndërtimin e rrugës që lidh Lushnjën me Karbunarën, investimi që sipas tij jo vetëm do të krijojë kushte normale për qarkullimin e automjeteve por do të jetë një vlerë e shtuar dhe nga pikëpamja ekonomike dhe pikëpamja sociale.

Tv Klan