Spitali i Elbasanit është i 4-ti spital që përmes partneritetit publik privat nis të ofrojë shërbimin e hemodializës.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka inspektuar nisjen e funksionimit të shërbimit ku investimi i ri sipas zyrës së shtypit të kryeministrit e ka kthyer këtë spital në një qendër multifunksionale që ofron veç shërbimit të hemodializës dhe shërbime të tjera mjekësore dhe laboratorike.

Sipas informacionit të zyrës së shtypit qendra është pajisur me 27 makina ndërsa risi që ofron  është përdorimi i filtrave të dedikuar sipas nevojave specifike të secilit pacient.

Tv Klan ​