Kryeministri Edi Rama inspektoi uzinën e prodhimit të ferrokromit në Elbasan. Kreu i qeverisë tha se rindërtimi i kësaj industrie rrit vlerën e shtuar për vendin dhe pasurisë nëntokësore.

“Krijimi i lidhjes midis gjithë asaj pasurie të madhe që është në nëntokë me infrastrukturën për përpunimin e tij, ia vlen në atë menyrë që ajo pasuri të bëhet vlerë e shtuar për popullin

”, deklaroi Kryeministri gjatë inspektimit të uzinës së ferrokromit.

Kjo e fundit është e treta e këtij lloji në industrinë minerare në vend, e cila prodhon 20 mijë ton ferrokrom në vit dhe eksporton në tregjet e huaja.

Tv Klan