Faza e dytë e projektit të Lungomares në Vlorë parashikon shtrirje në krahun jugor dhe perëndimor të saj. Ky ishte një prej detajeve të zbuluara prej kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e përfundimit të projektit të financuar nga Bashkimi europian.

“Lungomare do të shtrihet në krahun jugor deri tek tuneli dhe atë perëndimor deri tek pylli i sodës. Këto segmente do të nisin që vitin e ardhshëm që do të nise edhe Bulevardi i Ri që do të sjellë transformin të madh, do vijojnë investime për qendrën historike të Vlorës dhe do transformhet i gjithë krahu i Radhimë- Orikum. Jemi në diskutim për finalizimin e projektit nga Orikumi deti në Himarë”.

Rama tha se në këtë mandate 4-vjeçar do të konkretizohen rreth 500 projekte që synojnë të nxitin turizmin në vend.

I pranishëm në ceremoni komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn tha se Komisioni Europian do vijojë të mbështesë projekte për Shqipërinë, ashtu siç bëri më Lungomaren, të ciline vlerësoi si mjaft pozitiv. Në këtë aktivitet u ndanë edhe çmime për artistët e rinj që prezantuar idetë e tyre për artin në Lungomare.

Tv Klan