Në shumë aktivitet e kemi parë kryeministrin Edi Rama të veshur me xhup, ku nuk mungon stema e Juventusit. Një tifoz i flakët, ndërsa shumë herë nuk ngurron të përballet me komentuesit në profilin e tij në Facebook, kur i shajnë skuadrën e zemrës.

Pas fitores me Porto, për Champions kryeministri ka postuar një foto në Facebook të lojtarëve të Juventus. E pas kësaj një lum me komente, ku nuk mund të mos mungonin dhe ato politike./tvklan.al