Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetin social Twitter se qeveria e re është gati për të nisur lehtësimin drastik të burokracisë për qytetarët dhe biznesin.

 

Një ditë më parë  Rama tha se brenda 100 ditëve të para qeveria e re do t’i japë fund kësaj praktike burokratike, pasi sipas tij çdo zyrë e shtetit që ofron shërbime do t’i siguroje vetë certifikatat.

“Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion certifikata. Konsum skandaloz kohe, lekësh, nervash që do mbarojë me qeverinë e re.Në çdo rast kur i duhet certifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri”, shkroi Rama në “Facebook”.

/tvklan.al