Pasi solli 10 shembuj konkrete kur gjyqtarët kanë dhënë tituj pronësie në dem të shtetit, bizneseve dhe qytetareve kryeministri Edi Rama i kërkoi sipërmarrëseve që kishte mbledhur si pjesë e fushatës sensisbilizuese për domosdoshmërinë e kryerjes se vettingut, të flisnin për eksperiencat e tyre në gjykatat e vendit.

Vettingun kryeministri thotë se e kërkon për interes kombëtar dhe jo partiak dhe këtu gjen rastin që të kujtoje qëndrimin e tij lidhur me debatin e 4 viteve me parë kur socialistët në atë kohë në opozitë nuk votonin për ngritjen e Gjykatës Administrative, që ishte një nga 3 ligjet e integrimit që do t’i jepnin Shqipërisë statusin e vendit kandidat.

 “Gjykata Administrative do të ishte një kasap më shumë. Jeni të kënaqur me Gjykatën Administrative

?

Thjesht është shtuar një kasap më shumë në rrugën e tregut të sipërmarrësve. Në ligj thuhet se duhet të punojë shpejt thjesht rrjep më shpejt. Meqë rrjepja është me e sipërfaqshme pagesa është më e ulët, sepse tek ato kasapët e nivelit më të lartë pagesat janë më të mëdha”

Kryeministri e sheh si të rëndësishëm që të gjitha grupet e interesit të angazhohen për të bërë presion që vettingu të zhbllokohet duke filluar puna për ngritjen e 2 komisioneve që duhet të bëjnë vlerësimin e prokuroreve dhe gjyqtarëve që janë aktualisht në sistem, nën mbikëqyrjen e operacionit ndërkombëtar të monitorimit./ TV KLAN