Zgjedhjet e parakohshme të 7 majit për bashkinë e Kavajës kanë shtuar përplasjet mes dy partive që qeverisin. Kryeministri Rama mohoi që Partia Socialiste të ketë përzgjedhur kandidaturën për bashkinë e Kavajës. Në intervistën për emisionin Opinion ai tha se procesi është ende në fazën e propozimeve.

Por,  Petrit Vasili, njesoj si Luan Rama thotë se socialistet e kane përzgjedhur kandidaturën dhe se për këtë nuk morën asnjë mendim nga LSI.

Kryeministri Rama përgjigjet se Partia e tij e respekton koalicionin, por për këtë bashki i takon asaj të propozojë kandidatin.

Megjithatë kryeministri nuk sheh asnjë përplasje me partnerin e tij në koalicion.

Pyetjes nëse do të ketë një marrëveshje të dytë si ajo e 4 viteve më parë mes PS-së dhe LSI-së, Vasili thotë se më përpara do të bëhet një analizë.

Kryeministri Rama e ka ftuar publikisht Ilir Meten ta rinovojnë marrëveshjen ndonëse eksponentë të PS thonë se zgjedhjet mund t’i fitojnë edhe vetëm, por nga kreu i LSI nuk ka ende përgjigje.

Tv Klan