Pas miratimit të Vetting-ut vetëm me votat e mazhorancës, kryeministri Edi Rama ka thënë se “kasta e të korruptuarve sot e ka marrë mesazhin e qartë”.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit te seancës plenare, e cilësuar si e jashtëzakonshme, Rama tha se ata miratuan ligjin bazë të Reformës në Drejtësi.

I pyetur mbi konsensusin e opozitës, numri një i qeverisë tha se janë pritur por qëllimi i tyre (opozitës) është të bllokojë reformën në drejtësi.

“I kishim votat dhe pa opozitën, por prapë ne i pritëm. Kemi qenë gjithmonë të gatshëm të afrojmë palët. Opozita vijon të bëjë sikur do Reformën në Drejtësi. Çdo përpjekje për të ta penguar Reformën, do të jetë dështim”, deklaroi Rama.

/tvklan.al