Zyrtarisht niveli i papunësisë në vend është 13.9 %,  në sondazhet rajonale Shqipëria renditet në krye të listave për numrin e të papunëve, por paradoksi qëndron në faktin se janë 36 mije vende pune të lira që janë në pritje të punonjësve të kualifikuar.

Kryeministri dhe ministri Financave në një takim të organizuar me 300 të punësuar rishtas në sektorin privat, thonë se këto vende të lira pune janë të llojeve dhe kategorive të ndryshme pagash, por shqetësimi i sipërmarrësve vijon të mbetet, mungesa e profesionisteve, por sipas kryeministrit lidhet dhe me mungesën e dëshirës për pune nga të rinjtë.

Nga njëra anë mungesa e kualifikimit të krahut të punës dhe nga ana tjetër mungesa e dëshirës për të punuar. E duan punën me orë të tëra të lira, për tu marrë me muhabetet pa bukë.

Një tjetër shqetësim, që Rama e sheh si sfidë në sektorin privat janë dhe vendet e punës të mirëpaguara dhe këtu gjen rastin të përsërisë apelin për bizneset që vazhdojnë të mos deklarojnë pagën reale të punonjësve të tyre.

Mirëpagimi i punës ka edhe një element tjetër, rritjen e pagave në sektorin privat.

Sipas qeverisë në 4 vitet e mandatit të parë janë hapur 200 mijë vende të reja pune, përfshire këtu dhe vendet e formalizuara.

Tv Klan