Rama komenton marrëveshjen me opozitën: Ata do të jenë kujdestarë



Në një takim me vajza e gra në qytetin e Korçës, Kryeministri Edi Rama e konsideroi marrëveshjen me opozitën si fitore. Kreu i qeverisë sqaroi se faza që vjen nuk do të thotë se do të bashkëqeverisë me opozitën, por është provë se mbi të gjitha vjen Shqipëria. Kryeministri theksoi se opozita do të këtë vetëm rrolin e kujdestarit dhe nuk do të bëjë emërime apo tendera.

“Me atë marrëveshje që kemi bërë ne kemi fituar betejën më të pamundur të këtij mandati. Faza e re që do kalojmë nuk është se ne do të qeverisim bashkë. Ne ju kemi dhënë atyre provën se kur themi që duam që mbi të gjitha të vemë Shqipërinë, ne nuk e kemi fjalë goje. Jo qeveria u nda në dysh, jo pazari, jo tenderat, jo interesat, jo më jo nuk ka lidhje fare! E kundërta është e vërtetë! E vërtetë është që ne i kemi thënë atyre; “Ça halli keni? Keni hall ju që ne përdorim administratën për zgjedhje? Po mirë më, jua zgjidhim në këtë hall!”. Dhe i dham një propozim. “Jo nuk na mjafton. Ok!” Çfarë doni më shumë? Jo ne duam të kontrollojmë… po mirë, merrini të gjitha! Këta do të jenë aty kujdestarë, që nuk do të bëjnë as tendera, as emërime, as ç’emërime, as celebrime”. /tvklan.al

Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione