Kryesocialisti Rama e sheh reformën në shëndetesi si një arsye thelbësore përse shqiptare duhet t’i bashkohen Partisë Socialiste, e cila përveçse është përfshireë në një proces zgjedhor për të gjitha forumet drejtuese përveç kryetarit, është dhe në një fazë hapje për antarësime të reja.

Nga Berati ku shpërndau karta antarësimi për socialistët e rinj, Rama thotë së Chek-Up- i falas dhe shtrirja e shërbimit të hemodializës në disa qytete duhet të mjaftojnë për t’u antarësuar në Partinë Socialiste.

Kryeministri u shpreh se këto shërbime të dhëna me koncesion sipas parimit të partneritetit publik privat sulmohen padrejtësisht.

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë:

“Ja një arsye më shumë për të besuar tek Partia Socialiste dhe për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste. Kapa disa aspkete që lidhen me shëndetësinë, jo rastësisht dhe jo pa qëllim, sepse është një nga reformat më të vështira dhe është një nga reformat më të sulmuara”.   

Kryeministri tha se forca politike që ai drejton ka marrë përsipër detyrën historike për kryerjen e reforma shtetndërtuese që edhe pse të dhimbshme janë të domosdoshme.

Tv Klan