Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar vijueshmërinë e koalicionit PS – LSI, duke hedhur poshtë zërat se pas letrës drejtuar KQZ-së për shtyrjen e afateve për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore qëndrojnë mosmarrëveshjet mes dy aleatëve qeverisës.

Të njëjtin argument solli edhe kur iu referua dy raundeve për zgjedhjen e Presidentit të ri.

I gatshëm u shpreh për dialog me opozitën brenda kornizës kushtetuese, por këtë të fundit e ftoi që më parë të votojë Vetting -un, për të cilin tha se ka edhe mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.

Rama hodhi poshtë çdo mundësi që vendi të shkojë drejt destabilitetit, nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje.

Kryeministri Rama tha prerazi se maxhoranca nuk do të shyjë asnjë ditë formimin e parlamentit të ri, duke hedhur poshtë zërat për shtyrjen e datës së zgjedhjeve parlametare në 18 Qershor.

Tv Klan