Sfidat e aftësimit profesional në Shqipëri kanë bashkuar dhjetra të rinj, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të trupit diplomatik në hapjen e Panairit Profesional. Kreu i qeverisë Rama, nuk harroi të shfrytëzonte këtë takim, për të dhënë edhe një mesazh, se kurrë ndonjëherë më parë nuk kishte parë kaq shumë miq e partnerë ndërkombëtarë sa sot, as në kohën e krizave politike. Dhe për të kriza e vërtetë e Shqipërisë është papunësia te të rinjtë.

Kryeministri solli argumentet e tij se përse duhen më shumë shkolla për aftësimin profesional.

Edi Rama e mbylli fjalën me bindjen Shqipëria tjetër do të nisë të ndërtohet ditën që do të zbatohet vettingu.

Qeveria ka shpallur kërkesat për ndërtimin e shkollave të arsimit profesional në partneritet me privatin. Fondi limit për këto projekte është 30 milion euro.

Tv Klan