Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të çlirojë sa më parë Ligjin për Vetting –un.

“Shqipëria vend i respektuar për reformat dhe i mirëpritur në tryezën e negociatave për anëtarësim. Gjykata Kushtetuese të çlirojë sa më parë Ligjin për Vetingun e Gjykatësve e Prokurorëve dhe të nisë puna për zbatimin e tij”,

shkruan Kryeministri.

Ligjin i Vetting –ut, aktualisht është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese dhe i është drejtuar për mendim Komisionit të Venecias, lidhur me pajtueshmërinë e tij me Kushtetutën dhe Konvetën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Dërgimi në Venecia i ligjit të Vetting-ut erdhi pas padisë së Partisë Demokratike, e cila kërkoi pezullimin e tij, mendim lidhur me kushtetueshmërinë e tij nga Komisioni i Venecias dhe shpalljen si antikushtetues të ligjit, për të cilin opozita thotë se bie ndesh me ndryshimet konsensuale të bëra në ligjin themeltar të shtetit, në 21 Korrik./tvklan.al