Ne na intereson një Maqedoni stabël, multietnike dhe e mirëqenë, por Maqedoni pa shqiptarët nuk ka

“.

Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama në studion e Baton Haxhiut në Klan Kosova ka ngjallur reagimin e Shkupit zyrtar. Ne qëndrimin e ministrisë se Jashtme maqedonase i kërkohet Rames të mos merret me Maqedoninë. Politikanët nga fqinjësia të cilët me këmbëngulje tentojnë ta tërheqin vëmendje nga problemet në vend, me ndezje të zjarrit te fqinjët shkojnë në kundërshtim me vlerat evropiane. Thuhet në deklaratë. Natyrisht që më tërheqëse është të merren me vendet fqinje në kushte kur vështirë se ju shkon me nevojat reale të qytetarëve në vendin personal.

 Megjithatë, për të gjithë do të jetë më mirë të përkushtohen në reformat që i kanë shumë të nevojshme para se të ëndërrojnë për udhëheqje dhe të krijojnë ndarje në rajon. Mbyllet deklarimi i ministrisë së Jashtme së Maqedonisë. Por në studion e Baton Haxhiut, krah dhe të mikut të tij Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri ka komentuar dhe deklaratat e Aleksandër Vuçiç, lidhur me vizitën e tij në zyrën e partisë së Ramush Haradinajt.

Tv Klan