Rama-SipermarresitNë një ceremoni gala ku u ndanë çmime për 50 bizneset më të suksesshme në vend, Kryeministri Rama gjeti rastin të nënvizojë disa nga pikat ku po mbështeten reformat e qeverisë në ekonomi. Kreu i qeverisë e konsideroi të kaluar periudhën kur sipas tij, investitorët shiheshn me dy standarde nga qeveria.

Likuidimi i borxheve të prapambetura, rimburësimi i menjëhershëm i TVSH-së, praktikë e re me tatimet dhe investime në infrastrukturën doganore, ishin disa nga ato që ai i konsideroi arritje të kësaj periudhe.

Në fund edhe një ndjesë dhe një premtim për më shumë investime në këtë drejtim.

Për bizneset më të suksesshme u dha çmimi “Bleta e artë”, një inisiative e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nën kujdesin e Kryeministrit.

Tv Klan