Shtyrjen me një javë të datës së zgjedhjeve kryeministri e quajti zgjidhjen më të mirë jo vetëm për të futur opozitën në garë pa shkelur kushtetutën, por edhe për të mundësuar zhbllokimin e Vettingut.

“Ne ia dolëm që ti imponojmë Partisë Demokratike edhe zhbllokimin e Vettingut sot pas pak minutash. Në 25 qershor ose ndajmë përfundimisht dy epoka të historisë, ose jua rikthejmë në dorë atyre qeverinë dhe ju siguroj që themelet e ndërtuara në tre vite e gjysmë do t’i shihni përtokë në tre muaj e gjysmë.”

Nga Sauku ku u takua me banorë të zonës kreu i qeverisë u shpreh i bindur se në zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Socialiste në qarkun e Tiranës do të fitojë e vetme 18 deputetë, nga 16 që ka kishte mandatin e kaluar.

“Këtu në Tiranë s’kërkojmë asgjë më shumë se ç’na takon nëse themi se sot kemi 16 mandate, me 25 qershor ne duhet të kemi 18 mandate. Flisni me komshinjtë demokratë, thojuni ata u bënë bashkë, hajeni të bëhemi edhe ne bashkë dhe ta votojmë Partinë Socialiste.”

Ai u kërkoi banorëve të Saukut që në frymën e marrëveshjes të vlerësojnë si  alternativë Partinë Socialiste.

Rama tha se pas marrëveshjes me kreun e PD, Lulzim Basha tashmë mazhoranca dhe opozitë do mbështesin njëra tjetrën në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Tv Klan