Kryeministri Edi Rama e preku çështjen e ligjit që lejon importin e mbetjeve edhe në një takim me fermerët e Divjakës.

Fermerëve të Divjakës, që i kishte thirrur për të bashkëbiseduar për Fondin Kombetër të Garancisë, kryeministri Rama iu ka rrëfyer se qeveria e tij ka bërë fshatin atë që nuk u bë në 25 vjet.

Kryeministri rendit ne sukseset e 3 viteve të mandatit të tij dhe investimet në infrastrukturën bujqësore, ndërsa iu premton fermerëve të kësaj zone do t’u sjellë mjete bujqësore.

Kryeministri foli dhe për reformën në tokën bujqësore, duke vënë theksin tek dhënia e certifikatave të pronësisë./ TV KLAN