Orientimi që qeveria e tij i ka dhënë ndihmës shtetërore si mbështetje për biznesin, e bëjnë Kryeministrin Rama të besojë se ajo ka impakt më të mirë për ekonominë në përgjithësi dhe rritjen e punësimit në mënyrë të veçantë.

Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar të zhvilluar paraditen e të mërkurës, Kryeministri thotë se ka qenë domosdoshmëri rishikimi i kësaj skeme qeveria e mëparshme e keqadministroi dhe e përdori në kundërshtim të hapur me legjislacionin duke nxitur konkurrencën e padrejtë.

“U rishikuan politikat e ndihmës shtetërore për të riorientuar mbështetjen e sektorëve prioritar dhe për të koordinuar këto ndihma me politikat fiskale dhe ato të punësimit. Për herë të parë ne kemi krijuar një mekanizëm që lidh ngushtë ndihmën shtetërore me punësimin, duke ndihmuar ata sektorë që garantojnë më shumë punësim”.

Ndihma shtetërore në dispozicion të biznesit kaloni, sipas Ramës në një filter të imët të Autoritetit të Konkurrencës.

“Faktikisht me ndryshimet ligjore që kemi bërë këtë vit në ligjin e ndihmës shtetërore autoriteti i konkurrencës duhet shqyrtojë rast pas rasti të gjithë aplikimet. Autoriteti ka tashmë mundësinë që të parandalojë rastet kur skema të mëdha të ndihmës mund të sjellin pasoja negative si prishje rregullash të konkurrencës apo kur mund të gjykohet se biznesi merr përmes ndihmës më shumë se sa i takon për atë që sjell si impakt”.

Gjatë vitit 2015 sektorët, që kanë përfituar më shumë nga ndihma shtetërore ishin bujqësia me 25 % të totalit, Ujësjellës – Kanalizime me 7%, transporti me 7% dhe nxitja e punësimit me 4.6%.

Tv Klan