Kryeministri Rama mblodhi në Vlorë ministrat duke mbajtur premtimin për të zhvilluar një herë në muaj mbledhjen e qeverisë në një nga 12 qarqet e vendit. Rama e nisi këtë praktikë nga zona e tij elektorale në një mbledhje që zgjati jo më shumë se 20 minuta dhe ku u miratuan 7 vendime.

Ato u bënë publike nga vetë kryeministri ku më i rëndësishmi ishte ai për të shpallur Kaninën zonë të mbrojtur.

Më pas në një konsultim publik për buxhetin, kryeministri tha se do të ndryshojë krejtësisht qasja e financimit për bashkitë dhe projektet e zhvillimit, nisur nga shpenzimet e mëdha që janë konstatuar në pushtetin lokal edhe pas reformës territoriale.

Kryeministri dhe ministrat e tij por dhe deputetet e ketij qarku dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla do të qëndrojnë në Vlorë për 2 ditë ku do të zhvillojnë një sërë takimesh por dhe do të inspektohen investime të qeverisë në këtë qark.

Praktikën e mbledhjeve të qeverisë jashtë godinës së Kryeministrisë, Rama e ka nisur me disa mbledhje informale në disa qytete përpara zyrtarizimit të kabinetit qeveritar si në mandatin e parë ashtu dhe atë të dytë.

Tv Klan