Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në qytetin bregdetar të Vlorës ditën e premte dhe të shtunë.

Kjo është mbledhja e tretë e qeverisë jashtë Tiranës që prej përzgjedhjes së emrave për qeverinë “Rama 2”.

Më herët kabineti i ri qeveritar është mbledhur në Llogora dhe në Velipojë të Shkodrës.

Ndërkohë, në fund të muajit tetor pritet që qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë të mblidhen në një takim të përbashkët në qytetin e Korçës. /tvklan.al