Në orën 16:00, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë e tij në Vlorë. Rama kishte premtuar se një herë në muaj do të mbledhë kabinetin qeveritar në secilin nga 12 qarqet dhe ka vendosur ta zbatojë këtë praktikë nga zona e tij elektorale.

Mbledhja do të zhvillohet pa praninë e mediave, një standard i vendosur nga Kryeministri që prej 2013-ës, kur erdhi në pushtet dhe në axhendë ka miratimin e 7 VKM -ve.

Praktikën e mbledhjeve të qeverisë jashtë godinës së Kryeministrisë Rama e ka nisur me disa mbledhje informale në disa qytete përpara zyrtarizimit të kabinetit qeveritar, si në mandatin e parë ashtu dhe atë të dytë.

Tv Klan