Edhe pse meteorologët parashikojnë që temperaturat do vijnë drejt përmirësimit, kreu i Emergjencave Civile lajmëron se ngricat do të jenë problem në zonat dhe rrugët ku temperaturat i kanë kaluar minus 18 gradë.

Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile, kryeministri Edi Rama u shfaq optimist se situata e krijuar nga moti është menaxhuar mirë dhe nuk harron të bëjë krahasimin me të shkuarën.

Ministri i Transportit dhe ai i Energjisë po ashtu flasin për mirëmenaxhim si për rrugët e bllokuara ashtu dhe për furnizimin me energji elektrike.

Përfaqësuesit e Shtabit të Emergjencave përjashtuan mundësinë e rikthimit të përmbytjeve nga reshjet e shiut që parashikohen t’i zënë vendin ngricave dhe temperaturave shumë të ulëta./ TV KLAN