Rama, mbledhje qeverie 2 ditore në Lezhë

VKM dhe aktivitetet për vitin kushtuar Skënderbeut

Në prag të 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, qeveria do të mblidhet pasditen e kësaj të premteje në Lezhë ku do të miratohen disa VKM lidhur me organizimin e vitit të Skënderbeut.

Pas mbledhjes së qeverisë, që do të nisë vetëm pas 30 minutash, është lajmëruar një konferencë për shtyp e Kryeministrit në orën 16:30.

Në orën 17:00 pasi të vizitohet memoriali i varrit të Skënderbeut do të prezantohet plani i ndërhyrjeve për restaurimin e memorialit.

Kabineti qeveritar do të vijojë të qëndrojë gjatë ditës së shtunë në qarkun e Lezhës, ku janë parashikuar një sërë takimesh me qytetarët, grupet e interesit, drejtues të pushtetit lokal, por dhe inspektime në investimet e qeverisë.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*













Emisione