Ministrja e Arsimit nuk preu shirit inaugurimi për ambientet e sapo rikonstruktuara të Ministrisë se Arsmit, por ftoi kryeministrin Edi Rama dhe nxënësit që u renditën më lartë në klasifikimin e programit “PISA 2015”.

Kryeministri vlerësoi të rinjtë për rezultatet e arritura, por pa lëne pas dhe vlerësimet për reformën e marre nga qeveria e tij në sistemin arsimor parauniversitar.

“Rezultatet e reformës ashtu si çdo reformë duan kohë, duan vite… Reforma në arsim do të dojë kohë të provohet në faktet reale të jetës përtej mureve të shkollës, si një nxitëse e pazëvendësueshme e një tranforimi të madh ekonomik e social të Shqipërisë. Gjithë kundërshtia e reformës në arsim nuk është përmbajtësore, por ideologjike. Ideologjia e lëmoshës, e qetësimit të gjakrave dhe e uljes së tensioneve për të kaluar radhën”.

Kjo reforme sipas tij ishte vendimtare për ta renditur Shqipërinë 20 vende më lartë në klasifikimin ku u morën ne analize 60 vende të botës.

Nga 56 nxënës që u renditen nder me të mirët në këtë program, afro 80 % janë vajza, ndaj dhe kryeministrin nuk e humbi rastit për të theksuar edhe njëherë vlerësimin që thotë se ka për gjininë femërore.

“Kush ka vajza boten ka. Dhe ky raport e tregon këtë. Se vajzat janë shume me shumë se djemtë”

Të rinjve fituese ju shpërndan dhe certifikata mirënjohje për rezultate shumë të mira në shkollë./ TV KLAN