Nga Lushnja Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të eksponentëve të LSI-së, që e kanë quajtur timonier.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për timonin e makinës, por për të marrë një mandat qeverisës pa partner në koalicion, në mënyrë që të bëhet reforma në administratën shtetërore.

“Nuk është punë timoni në kuptimin ngushtë të fjalës se më janë qepur të gjithë këta të partisë së patentave që unë nuk di t’i jap makinës. Është e vërtetë, unë nuk di t’i jap makinës.

Timonin e qeverisjes o ja jepni partisë që sot është mishërimi i këtij flamuri pa na detyruar që të marrim të tjerë në prehër ose e kemi të pamundur të bëjmë reformën më të vështirë, që është aq e vështirë sa reforma në drejtësi, reformën që do të nxjerrë nga zyrat e shtetit zullumqarët e partive të pushtetit”,

u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Gjatë ditëve të fundit, ka patur replika mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duke akuzuar njëra-tjetrën.

/tvklan.al