rama drekeKryeministri Rama, kufirin mes Serbisë dhe Kosovës ka preferuar ta kalojë në këmbë.

Pritje për Kryeministrin Rama kishin organizuar edhe qytetarët e Gjilanit, të cilët kishin përgatitur edhe pankarta ku shkruanin “Edi Rama Kryeministër i Shqiptarëve”.

Por gjatë kthimit për në Tiranë Kryeministri Rama u ndal vetëm në Prizren, në një drekë pune me Ministrin e Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj dhe mandej delegacioni u nis drejt Tiranës.

Impresionet e vizitës në Preshevë Kryeministri Rama i përcolli përmes një psotimi në “Facebook” ku shkruajti: “Për Shqipëri përmes Kosovës me zemrën plot, falë mijëra shqiptarëve që dolën përgjatë rrugës për të na përshendetur. Faleminderit përulësisht”.

Tv Klan