rama-autostrade1

Një muaj nga nisja e operacionit për lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, Kryeministri Rama ka zbritur vetë në terren për të parë ecurinë e tij.

I shoqëruar nga Ministri i Energjitikës, Rama ka qenë në zonën industriale Tiranë – Durrës ku është njohur dhe me raste konkrete të abuzimit nga ana e bizneseve të mëdha.

Rama ka kërkuar vendosmëri për ti shkuar deri në fund operacionit për të shkëputur çdo lidhje të paligjshme që ka lejuar që sektori energjitik në degradim.

Në bashkëbisedim me sipërmarrësit, Kryeministri ka garantuar se qeveria do të jetë në krah të atyre që paguajnë dhe në luftë pa kompromis me ata që abuzojnë me energjinë elektrike.

Tv Klan