Në ditëlindjen e 26-ë të Forumit Rinor të Eurosocialistëve Kryeministri Edi Rama si kurseu akuzat ndaj opozitës PD-LSI, që sipas tij me qëndrimin kundër Reformës në Drejtësi po vë në rrezik hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Një përgjigje e pati edhe për akuzat e dy kundërshtarëve të tij politikë, se pas ardhjes së qeverisë së tij në pushtet, marrëdhëniet me vendet e rajonit kanë njohur përkeqësim, veçanërisht ato me fqinjin tonë jugor.

 

“Kanakaret e politikes se mbledhur tek firma e çizmeve ÇÇ, që në qenkemi shkaktare që u prishen marrëdhëniet me Greqinë, ne do çojmë në një nivel te ri ku te dy palët janë në tavoline si fqinje që respektojnë të drejtën e të qenit te barabartë. Fakti qe sot ne negociojmë, ne duam zero probleme edhe me Greqinë, duhet t’i zgjidhim të gjitha, ju siguroj që do t’i zgjidhim të gjitha”.

Dy liderëve të opozitës nuk la pa i kujtuar edhe rolin sipas tij konstruktiv që ka luajtur qeveria  me një tjetër fqinj, Maqedoninë, e cila pak ditë më parë njohu si gjuhë zyrtare shqipen.

“Nëse para pak ditësh në parlamentin  e Maqedonisë kaloi një ligj që as mund të imagjinohej, duhet të jemi krenar se pa këtë parti s’do kishte gjuhe shqipe ne Maqedoni”.

Fjalën e tij përpara të rinjve të FRESH-it kryeministri e shfrytëzoi edhe për të bërë një bilanc të bashkëqeverisjes me njerëzit, duke paralajmëruar çuarjen përpara drejtësisë për këdo punonjës të administratës që në shkelje të ligjit zvarrit qytetarët në dhënien e shërbimit publik.

 Tv Klan