Nga Forumi Ekonomik Shqiptaro-Serb, që u zhvillua në Nish të Serbisë, kryeministri Edi Rama foli për një treg të përbashkët rajonal. Mbajtja e këtij forumi përkoi me dy vjetorin e ndeshjes Shqipëri –Serbi, por siç tha kryeministri Rama në një ridimensionim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama:

Ky takim sot është prova më e shkëlqyer se si marrëdhëniet tona, pavarësisht dallimeve që ne kemi, janë zhvilluar në drejtimin e duhur, në drejtim të njerëzve në dy anët tona, të njerëzve që janë në fund të fundit, arsyeja themelore e nevojës për t’i zhvilluar këto marrëdhënie. Qëllimi ynë është që kufijtë që na ndajnë, t’i kthejmë në ura që na bashkojnë dhe në këtë rrugë të përbashkët të integrimit europian, ne të integrojmë ekonomitë tona dhe t’i japim jetë sa më shpejt, një tregu të përbashkët që të jetë tërheqës për të gjithë sipërmarrësit tanë, por dhe për vetë investimet e huaja.

Edhe kryeministri serb Aleksandër Vuçic nuk ka asnjë dyshim rregullimi i raporteve me Shqipërinë I sjell të mira qytetarëve të Serbisë.

Gjatë forumit ekonomik u krijua edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqiptaro-Serbe. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama tha se në Shqipëri operojnë 100 subjekte serbe, tregtare apo në aktivitet të drejtpërdrejtë, kryesisht në ndërtim, industri e turizëm. Gjatë qëndrimit në serbi kryeministri Rama u takua edhe me banorë të Preshevës./TV KLAN