Edhe pse dita e Europës është 9 maji, zyra e delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë ka zgjedhur ta kujtojë këtë fundjavë ditën që u bë bazë e krijimit të unionit më të madh dhe më të qëndrueshëm deri një vit më parë kur Britania e Madhe përmes një referendumi i tha pro Brexit.

Gjithsesi për Kryeministrin Rama ky union është rruga e vetme drejt të cilit duhet të shohë Ballkani dhe Shqipëria. E këtu ai gjen rastin t’i japë një mesazh opozitës për t’i kapërcyer problemet e brendshme dhe për të parë drejt këtij destinacioni, Bashkimit Europian.

Në aktivitetin e organizuar në Kalanë e Gjirokastrës nga delegacioni i BE u vu re dhe prezenca e kryetares demokrate të Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu./ TV KLAN