Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kërkesën e drejtuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga PS dhe LSI. Me një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kërkesa për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve për zgjedhje e ardhshme është e PS – LSI dhe të tjerëve, si shprehje e vullnetit të mirë ndaj Partisë Demokratike.

“Kërkesa KQZ -së është e koalicionit PS – LSI & Etj, si shprehje vullnet-mirë ndaj PD & Etj. Po asnjë merak nëse ne me bukë e ata me gurë, deri në fund”,

shkruajti Kryeministri në postimin e tij.

Pas kërkesës së firmosur nga dy kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gramoz Ruçi e Luan Rama, reagoi deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, i cili e konsideroi këtë si një overdozë badallallëku juridik e gallatë idioteske./tvklan.al