Pas kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama lidhur me audio-përgjimin e publikuar këtë të enjte nga opozita, ku shfaqet “Dëshmitari X” Albert Veliu.

Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se nëse ky është flamuri i opozitës atëherë, bota nuk është e rrumbullakët, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulzim Basha është lider.

“Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…”.

/tvklan.al