Për Kryeministrin Rama, Gramoz Ruçi në krye të Kuvendit është padyshim garant i palëkundur i bashkëjetesës mes shumicës dhe pakicës parlamentare. Në rubrikën “Komunikimi Javor” Rama foli  me keqardhje për akuzat e disa prej deputetëve të opozitës për manipulim të procesit të votimit, ndërsa tha se nen drejtimin e Rucit, kuvendi s’do të jetë me klubi i ligjërimeve pa rend dite.

“Keqardhje për sulmet e baltës ndaj kryetarit të ri të kuvendit, të cilat janë jehonë e zbrazëtisë së ideve që ka karakterizuar opozitën për vite të tëra. Koha do tregojë ndryshimin e cilësisë në drejtimin e Kuvendit, qe pa dyshim nuk do të jetë më klubi i ligjëratave pa rend dite.”

Ashtu siç e ka bërë të ditur në mbledhjen e parë me ministrat, Rama tha vendimi i parë i qeverisë do të jetë dhënia fund e stresit me certifikatat.

Italia prodhon 1 milion certifikata lindjeje në vit. Po Shqipëria? 4.5 milionë. Me certifikatën do të nisë eliminimi i dhjetëra milionë udhëtimeve, radhëve e kontakteve me sportelet e zyrave të shtetit…Por ju lutem prisni edhe 2.7 ditë siç keni pritur 27 vjet dhe do të dëgjoni jo më zotimin, por vendimin për të nisur lehtësimin e ndjeshëm të jetës suaj nga stresi i kontakteve të tepërta dhe të raskaptishme me zyrat e shtetit.”

Kryeministri u shpreh se ndryshimi i strukturës qeverisëse pritet të shtrihet edhe në nivele të tjera, përmes së cilës sipas tij synohet ulja e korrupsionit dhe rritja e transparencës dhe ajo ekonomike./Tv Klan