“Në këtë teatër kaq fantastik, mungon vetëm një hudhër, sepse me të vërtetë do merrni mësysh nga kjo pamje” u shpreh Rama.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në fjalimin e tij në hapjen solemne të Qendrës Kulturore të Klan Kosova, ka thënë se hapja e teatrit është një gjë pozitive për aktivitetet kulturore gjithëshqiptare.

Rama njëkohësisht kujtoi dhe kohën kur ishte diskutuar ideja për një projekt të tillë, për të cilën aspak nuk kishte menduar se do të realizohej kaq mrekullisht.

I ftuar në cilësinë e një mysafiri special në mesin e shumë personaliteteve të tjera, Edi Rama hapjen e Qendrës Kulturore në Klan Kosova e konsideron diçka tejet të veçantë ku do ndahen gjërat e bukura në mes njerëzve.

Është një emocion i posaçëm të jem këtu ku jam sot.

Është nder që vërtetë më emocionon. Kur e vizitova për herë të parë këtë territor, dhe kur Batoni më fliste për idenë e një Qendre Kulturore dhe galerie të re arti, më dukej shumë e bukur për të qenë e vërtetë.

Dhe sot kjo është pjesërisht e vërtetë, sepse tani më ja vlen t’i kërkohet Batoni hapja sa më e shpejt e galerisë së artit.

Në këtë teatër kaq fantastik, mungon vetëm një hudhër, sepse me të vërtetë do merrni mësysh nga kjo pamje.

Ky do të jetë teatër i ri për Prishtinën dhe Tiranën, ku do të thuheshin gjuhët e Ballkanit dhe të Europës.

Ku bashkohen gjërat e bukura që ndahen mes njerëzve.

Besoj që asnjëherë nuk është e mjaftueshme për njeriun teksa synon të ketë diçka për të ardhmen.

As Batoni vet nuk e ka imagjinuar se do vinte dita kur do të çelte një teatër të ri në mes të Prishtinës por ja që ndodhi.

Jemi me fat që na qëlloj të jetojmë në këtë kohë ndryshimesh. Kjo është një kohë e bukur për shqiptarët e do të vazhdojë të jetë e tillë edhe për të tjerët prandaj na takon të frymëzohemi në gjëra të jashtëzakonshme siq është puna e këtij teatri

”, ka përfunduar Rama nga Qendra Kulturore në Klan Kosova.