Salla e imazherisë është një prej shërbimeve që i shtohet spitalin e Kukësit, krahas investimeve që janë kryer për rikonstruksionin e godinës. Falë këtij shërbimi, nënave të reja u mundësohen ekzaminimet e ECHO-s së re Obstetrike-Gjinekologjike. Ministri i Shëndetësisë i shpjegoi kryeministrit Rama,  se me këtë investim nënat e reja nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës apo Prizrenit për të marrë këtë shërbim.

Më pas kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ishte në shkollën “Bajram Curri” ku pa nga afër mjediset e reja të rikonstruktuara. Me investimin prej 113 milionë lekësh është realizuar një shtesë e re shkollës,  duke bërë të mundur në këtë mënyrë sistemin e mësimit me një turn të vetëm.

Gjatë vizitës në Kukës, kreu i qeverisë asistoi edhe në nisjen e procesit të kompesimit për fermerët, gjedhët e të cilëve u prekën nga dermatoza nodulare.

Fermerët vlerësuan jetike për ta jo vetëm kompensimin që iu bë, por edhe faktin se zëvendësimi i kafshëve të dëmtuara është bërë me kafshë me prodhimtari më të lartë, sikundër për fushatën e vaksinimit që frenoi rritjen e dëmeve./Tv Klan