Rama: Njihuni me heronjtë e republikës së re

“Njihuni me heronjtë e republikës së re”… Me këto fjalë kryeministri Edi Rama ka shoqëruar në rrjetet sociale një shkrim mbi personat që akuzojnë të propozuarin për Ministër të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas këtij shkrimi ai që akuzon, Xhafajn është Xhavit Seferi që vitin 2003 ka ndryshuar mbiemrin dhe në 2009-ën është arrestuar në flagrancë, pasi ka shkaktuar aksident duke plagosur dy persona.

Dy muaj më vonë, Seferi është proceduar penalisht pasi ka kërcënuar me jetë një polic rrugor gjatë një tjetër aksidenti me pasoja.

Në 20 Maj 2010, ai është dënuar nga Gjykata e Shkupit në Maqedoni me arrest në burg për 15 vjet, pasi akuzohet për trafikim të qënieve njerëzore, si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal dhe në 15 Nëntor 2011, është shpallur në kërkim për plagosje me thikë të kushëririt të tij.

Edhe për Valbona Malokun thuhet se bashkëshorti i saj është vrarë në Shqipëri në vitin 99-ën nga Robert Preni ndërsa ajo u hakmorr 3 vjet më vonë duke vrarë vëllain e Robertit.

Tv Klan


Kategori
PolitikaTe funditTë gjitha
1 Koment
  • Populli
    21 Mars 2017 at 08:23
    Përgjigju

    IK ORE DEBIL SE NA SHPIFE ME ATE QESHJEN TENDE SI TE URIA HIPIT.
    GJITHE DITA TE SHKON TERS ME TE PA TY QE NE MENGJEZ.
    MBRON KRIMINELET E KOHES SE ENVERIT DO TE THOTE TE JESH PER VEHTE KRIMINEL GJE TE CILEN E KE TREGUAR ME FAKTE.

  • Përgjigju

    *

    *





    Emisione