Rishfaqet kriza Rama – Meta. Sot Kryeministri Edi Rama njoftoi gjithe popullin shqiptar se administrata publike ditën e hënë do ta bënte pushim, për shkak të fitores më të madhe të 25 viteve të fundit, atë të Reformës në Drejtësi.

Por vetëm pak minuta pas këtij vendimi të kryeministrit Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, si për të sfiduar Ramën, Meta ka njoftuar për mbledhjen e punimeve të Kuvendit, po ditën e hënë.

Kjo sfidë vjen pas disa deklaratave kundërshtuese të  ditëve të fundit të LSI –së kundër PS –së, siç ishte edhe ajo e prishjes se qeverisë Rama dhe krijimit të një qeverie teknike.

Nuk dihet se cilin vendim do të respektojnë punonjësit e Kuvendit të Shqiperise, vendimin e Kryeministrit për pushim apo vendimin e Kryetarit të Kuvendit për punë.

Tv Klan