ramaaaa“E shkuara nuk duhet lejuar të na pengojë drejt Europës së bashkuar” deklaroi në një intervistë për seksionin shqip të Deutche Welle kryeministri Edi Rama, në lidhje me zhvillimet e ditëve të fundit në marrëdhëniet shqiptaro-serbe.

Shefi i qeverisë tha se “Serbia nuk ishte gati që vizita të zhvillohej në datën e përcaktuar pas atyre që ndodhën gjatë e pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, në fushën e blertë të futbollit dhe në fushën e marrëdhënieve politike, të minuara nga një mosbesim shekullor”.

Rama tha se gjatë bisedës telefonike të së dielës, palët kanë shprehur qëndrimet e tyre, pavarësisht divergjencave, “por së bashku kemi rënë dakord se duhet të shohim nga e ardhmja dhe duhet ta çojmë përpara procesin e nisur dhe frymëzuar nga kancelarja Merkel në konferencën e 28 gushtit në Berlin”.

Në lidhje me ndeshjen e futbollit, Rama ka ripërsëritur qëndrimet e njohura tashmë që dënojnë dhunën, rracizmin dhe veprimet ekstreme të ndodhur në stadiumin e Beogradit, ndërsa mohoi përfshirje e vëllait të tij në incident.

“Shqiptarët në shumicë dërrmuese duan “Europën e Madhe” me Shqipërinë, Kosovën e të gjitha vendet, ku ata banojnë në rajon, brenda BE! Ndërsa vetë nacionalizmi është padyshim një rrezik për rajonin” – ka deklaruar gjithashtu kryeministri Rama në këtë intervistë.

Tv Klan