Fitorja më 18 Qershor në Tiranë është prioritare.

Për këtë arsye, ashtu siç konfirmoi edhe në komunikimin e tij javor, Kryeministri Edi Rama ka vendosur që Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri të mos jetë më e mbajë më këtë post, për t’u fokusuar në punën në terren për zgjedhjet.

Megjithatë, kreu i qeverisë refuzon që ta konsiderojë largimin e Tahirit nga ky dikaster si shkarkim. Duke iu përgjigjur pyetjes së një komentuesi në rrjetet sociale, se përse e shkarkoi Saimir Tahirin, Rama shprehet se nuk e ka shkarkuar, por e ka ngarkuar me detyrën prioritare të këtyre tre muajve, që sipas Kryeminsitrit është fitorja e PS në Tiranë.

“Klodjan ose nuk e ke dëgjuar ose nuk e ke pasur mendjen kur e ke dëgjuar videokomunikimin javor! Dëgjojë edhe njëherë që të kuptosh se Saimir Tahirin nuk e kam shkarkuar, po e kam ngarkuar me detyrën prioritare të këtyre tre muajve: Fitoren e PS në 18 Qershor në Tiranë, me një rezultat më të lartë se katër vjet më parë! Kështu që rri tek trendafili i PS, se zhapiku është gjetke”

, shkruajti Kryeministri./tvklan.al