RamaPërpara se kryeministri  shqiptar Edi Rama të vizitojë zyrtarisht Beogradin, ai ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën serbe “Danas”. Rama ka sqaraur se vizita është shtyrë për shkak të kalendarit politik të Serbisë dhe se ende nuk ka një datë të saktë se kur do të zhvillohet kjo vizitë.

Numri një i qeverisë shqiptare,  Rama ka deklaruar se  pavarësisht nga çfarë mendon për Millosheviçin, qeveria e Tiranës nuk ka paragjykime ndaj zyrtarëve serbë dhe beson në sinqeritetin dhe orientimin e tyre paneuropian.

Sipas Ramës, demokratëve në Serbi dhe të gjithë spektrit politik atje u është dashur të pranojnë dhe të shpjegojnë që Kosova qe një mision i pamundur. Kryeministri Rama ka garantuar se qeveria e tij nuk do të mbajë një qendrim paternalist ndaj Kosovës dhe në tryezën e bisedimeve ajo do të trajtohet si një subjekt më vete.

tvklan.al