Nga Fieri, kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur deklaratat e tij duke hedhur poshtë aludimet për një marrëveshje të fshehtë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kur bëmë marrëveshjen nuk llogaritëm sa karrige donin ata. Në atë moment bëmë gjënë e duhur. Mos humbni kohë me ata që dalin në TV dhe thonë këta janë marrë vesh. Ne jemi marrë vesh vetëm për një gjë: ja sheshi, ja mejdani dhe pastaj vendos populli kush do mbajë timonin e reformave për 4 vitet e ardhshme

”,  tha kreu i qeverisë në një takim me gratë dhe vajzat e qytetit të Fierit./Tv Klan