Edi Rama jo vetëm që nuk ndërmend të dëgjojë thirrjen e opozitës për t’u dorëhequr, por është i bindur se në 18 qershor do të marr një tjetër mandat për të qeverisur dhe për të vijuar sipas tij me reformat që i duhen vendit.  Nga zyra e tij në selinë përpara se cilës opozita kërkon qeveri teknike si garanci për zgjedhje të lira, kryeministri në komunikimin e përjavshëm javor në Facebook garantoi se qeveria e tij do të organizojë zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në 25 vite.

Rama tha se respekton të drejtën e qytetarëve që nuk e kanë votuar për të protestuar, pasi mund të mos të jenë të kënaqur nga reformat që janë bërë, por cilëson të papranueshme që opozita e sotme, e cila nuk është ulur në komisionin e reformës zgjedhore të kërkojë alibi për të mos lejuar që reforma në drejtësi të fillojë të zbatohet.

Kryeministri tha se qeveria e tij nuk do të bëjë asnjë hap mbrapa në përmbushje të reformave që do të mundësojnë ndërtimin e një shteti modern dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

 

Rama, Komunikimi i Javës në rrjetin social Facebook 

Ora: 17:17

Kryeministrit Edi Rama ka zhvilluar këtë të diel Komunikimin e Javës në rrjetin social Facebook. Ai është shprehur se organizatorët e protestës po fshihen pas kësaj proteste pasi nuk duan të bëjmë reformën në Drejtësi, ndërsa ata që janë mbledhur aty e duan po aq sa qeveria jonë.

Udhëheqësit e kësaj proteste kanë qenë për një kohë të gjatë në pushtët. Shqipëria ka humbur shumë kohë dhe ka përjetuar shumë dhimbje prej plagëve të keqeverisjes tuaj. Dhe ata vetë e dinë se populli ka halle dhe kanë një qeveri që po punon çdo ditë. Reforma në Drejtësi dhe Vettingu janë shprehja më kuptimplotë e këtij vullneti dhe janë fantazma për gjumin e atyre që e kthyen drejtësinë për një mjet për të sunduar, si të djathtë dhe të majtë. Reforma në Drejtësi është një ije e ndarë dhe e qartë. SHBA dhe BE do monitorojnë këtë reformë. Ata që erdhën dje në Bulevard e duan reformën  në Drejtësi dhe Vettinguan e duan njësoj si unë. Ndërsa ata që i thirrën nuk e duan reformën. Udhëheqësit e kësaj proteste i frikësohen reformën në Drejtësi.

Të gjithë këtë frikë të hatashme por dhe të kuptueshme nga Reforma në Drejtësi e maskojnë më kërkesën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet do të jenë më të mira dhe të lira që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë. Zgjedhjet e 18 qershorit do të shpërbëjnë për opinion e botës demokratike. Ne jemi me krenari, një qeveri që e mbështesim reformën në Drejtësi, në këtë vend që boll është vonuar dhe penguar nga ata që fshihen pas të varfërve. Ne do vazhdojmë të punojmë ditë e natë deri në fund të këtij mandati dhe do kërkojmë një mandat të dytë. Respekt për këdo që nuk ka votuar dhe që doli dje në protestë./

tvklan.al