Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka përsëritur se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të përjashtohet nëse veniten shpresat e Ballkanit Perëndimor për integrim në Bashkimin Europian.

Në një intervistë me “POLITICO”, gjatë së cilës u trajtua po ashtu edhe kriza në Maqedoninë fqinje dhe zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, Rama tha se Europa do të përballej me një “makth”, nëse Ballkani “çmendet” si pasojë e daljes nga axhenda e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Rama po ashtu paralajmëroi se Ballkani po kthehet në një zonë gri, në të cilën aktorët e tjerë kanë më shumë influencë se Bashkimi Europian.

“POLITICO” thotë se disa nacionalistë shqiptarë do të dëshironin ta shikonin Shqipërinë tek bashkohet me Kosovën, shtet që shpalli Pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Partia më e madhe opozitare e Kosovës kërkon mbajtjen e një referendumi, në formimin e një unioni me Shqipërinë, megjithëse kjo gjë përjashtohet nga Kushtetuta e Kosovës.

Rama, pyetjes nëse do të pëlqente ta hiqte nga tryeza opsionin e bashkimit me Kosovën, iu përgjigj:

“Jo, sepse e vetmja mënyrë për ta mbajtur Ballkanin në këtë ‘modalitet’ paqësor dhe bashkëpunues… është ta mbash rrugën drejt BE-së hapur, ta mbash perspektivën të qartë dhe emocionet për BE-në pozitive. Askush nuk do të dëshironte të kthehej tek vetja dhe të shikonte për bashkime më të vogla. Çdokush do të dëshironte të bashkohej me unionin e madh. Por, nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë, s’ka hapësirë, atëherë sigurisht bashkimet e vogla mund të ndodhin.”

Shumë frikësohen se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën mund të shkaktojë rrëmujë të re në Ballkan, rajon i cili rrëshqiti në luftë në vitet 1990, gjatë shpërbërjes së ish – Jugosllavisë.

Rama tha se ka mungesë kuptimi, apo mungesë vizioni në moskuptimin se “

ky rajon ka nevojë për Europën, por Europa ka nevojë për këtë rajon po ashtu, për një Europë më të sigurt”

. Më tej, kryeministri shqiptar pyeti se si mundet Europa të jetë e sigurt nëse Ballkani çmendet dhe si mundet Brukseli të lejojë që në zemër të tij të ketë një zonë gri, kur të tjerët kanë influencë më të madhe se vetë BE-ja? “Kjo është e pakuptimtë në aspektin e sigurisë”, tha Rama.

Sot në Europë kemi një gjeneratë që nuk ka parë ndonjë luftë. Ne (në Ballkan) jemi një gjeneratë që kemi parë luftëra, ne e kuptojmë këtë”

, tha Rama.

Rama, i akuzuar se i ka hedhur benzinë zjarrit në Ballkan nëpërmjet ‘ndërhyrjeve’ në krizën maqedonase, tha se kjo është veçse një mit.

Është një mit i krijuar në Shkup për qëllime politike se partitë shqiptare po ndjekin një platformë që është shkruar në Tiranë. Kjo është një gënjeshtër, një mit i krijuar nga politika

”.

Rama më tej shtoi se “

sulmi ndaj platformës është shumë i rrezikshëm pasi është një lloj politike që ushqen ndasitë dhe jo unitetin. Gjëja e fundit për të cilën ka nevojë Maqedonia është të ushqejë konfliktin ndëretnik, ngase nuk mund t’i kontrolloni këto gjëra.

”/tvklan.al