Duke premtuar se ky sezon  turistik do të jetë surprizë për të gjithë vizitorët që do të vijnë për herë të parë në Shqipëri, kryeministri Rama tha se patriotizmi fillon me ndërgjegjësimin e gjithsecilit për një ambient më të pastër.

Gjatë fjalës së tij në  prezantimin e projektit “Smile Albania” dhe rezultatet e operacionit “Clean & Green”, Kryeministri Edi Rama tha se ky zezon turistik do të jetë sezoni me i pastër dhe i sigurt, si dhe me një mundësi të lartë për aktivitete të ndryshme.

“Ne flasim shumë për atdheun dhe shpesh herë  shpërthejmë kundër tjetrit për ndjenjat atdhetare, por harrojmë që gjesti i parë antipatriotik është kur ndot ambientin me mbeturina. dhe nuk e mbron ambientin e përbashkët nga pisllëku që ai vet krijon”, deklaroi kryeministri Rama.

Rama u ndal edhe tek projekti i Rilindjes Urbane,për të cilën tha se falë këtij projekti është rritur numri i vizitorëve në qytetet e vendit.

Tv Klan