Kryeministri Edi Rama ka folur pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme parlamentare ku u miratua me 82 vota pro ngritjes së dy komisioneve Ad Hoc që do të përzgjedhin anëtarët e organeve të Vetting-ut. Rama tha se Partia Demokratike është një njollë e zezë, e cila po pengon Shqipërinë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Partia që lindi nga thirrja “Ta duam Shqipërinë si gjithë Europa”, është një njollë e zezë që po përpiqet me ose pa vetëdije t’i verë një njollë Shqipërisë, që moskryerja e procesit të Vetting-ut të vonojë uljen në tryezën europiane, por partia demokratike është gati të na ndajë nga Europa ku duam të gjithë të bëhemi pjesë vetëm dhe vetëm për t’ju shmangur ballafaqimit të atyre që kanë kusure për të larë. Sot ne vazhduam të jemi në lartësinë e aspiratës sonë, një proces që është pa kthim. 

Vetting-u mund të vonohet por s’pastrimi i gjyqtarëve nuk ndalohet.

Një gjë shumë e qartë, që e kanë thënë dhe ndërkombëtarët, që moskryerja e Vettingut cënon rëndë procesin e anëtarësimit në BE dhe vonon këtë proces. Ne sot vazhduam të jemi në lartësinë e aspiratës së shqiptarëve. Vazhduam të çojmë para një proces pa kthim. Ne mund të vonojmë, por nuk do kthehemi kurrë mbrapsht. Nuk ndalohet dot procesi i drejtësisë.

, tha Rama./tvklan.al