Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish protestën e Partisë Demokratike, e cila që prej 18 shkurtit po proteston duke kërkuar një qeveri teknike.

Në një status në rrjetin social facebook, Rama shkruan se PD po proteston për t’i ikur fshesës së Vettingut. Atë që opozita e cilëson si “çadra e lirisë”, Rama thotë se është çadra e kampingut

“E vajtueshme sjellja e PD me partnerët ndërkombëtarë”, shkruan ndër të tjera Rama. 

Parlamenti vendosi, të hënën, t’i kërkojë Avokatit të Popullit të rihapë edhe njëherë garën për të plotësuar numrin e kandidatëve për anëtar që do të jenë pjesë e komisioneve që do të bëjnë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

Shkak është bërë lista me 21 kandidatë që Avokati i Popullit i dërgoi të premten Kuvendit, në një kohë që ligji parashikon se për ngritjen e këtyre dy komisioneve nevojiten 28 anëtarë. Parlamenti kishte parashikuar në seancë plenare ngritjen e dy komisioneve ad hoc që ndahen me anëtarë të barabartë mes maxhorancës dhe opozitës, por bojkoti i demokarëteve e bëri të pamundur ngritjen e tyre./tvklan.al